Nga Shqipëria / E Martë 7 Dhjetor 2021, 18:06

Zëvendëson Donaldin: Romeo ka diçka për të thënë pak para hyrjes në BBV

Mbrëmjen e sotme Romeo Veshaj do të futet në “Big Brother VIP” për të zëvendësuar të vëllain, Donaldin. Ky lajm është konfirmuar nga vetë produksioni.(Lexo këtu)

Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga ky moment, aktori ka reaguar në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto pranë Donaldit, krahas së cilës ka shkruar se mezi po pret.

“Sot është nata. Mezi po pres”, ka shkruar Romeo.