Nga Shqipëria / E Martë 7 Dhjetor 2021, 18:06

'Postim i jashtëligjshëm', Bebe Rexha thyen rrjetin

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha e ka treguar me kohë se natyra e saj është e lirë, e drejtëpërdrejtë dhe pa komplekse. Ajo gjithmonë guxon me fotot e publikuara në rrjete sociale, siç ka bërë dhe së fundmi.

Bebe ka pozuar me një kostum sportiv në ngjyrë portokalli dhe të bardhë, i cili i thekson format trupore. Këto foto kanë thyer rrjetin, teksa këngëtarja ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.

"Postimi i këtyre më duket i jashtëligjshëm", ka shkruar Bebe krahas fotove.