Nga Shqipëria / E Martë 7 Dhjetor 2021, 15:03

Pajtimi do të bëjnë si Donaldi dhe Trixa, i kthehet keq Sara

Pajtimi i ka shprehur Sarës faktin se do të donte të kishte një marrëdhënie si ajo mes Donaldit dhe Beatrix. Sarah iu përgjigj duke i shprehur me ironi keqardhjen se ka zgjedhur femrën e gabuar për këtë gjë.

Pas kësaj diskutimi mes tyre agravoi duke u përfshirë në të edhe disa nga banorët e tjerë. Pajtimi këmbënguli se me sjelljen e saj, Sarah po krijon në publik përceptimin se marrëdhënia e tyre është thjesht një lojë.

Në fund të këtyre replikave Pajtimi i revoltuar nxiton të bëjë dhe një deklaratë tjetër të rëndësishme.

"Je e lirë", i tha ai Sarës.

Sarah e nervozuar këmbënguli që t’i sqarojë atij se e gjitha ishte keqkuptim dhe pasojë e një shakaje por mesa duket për Pajtimin këto ishin disa batuta që nuk u përtypën lehtë.