Nga Shqipëria / E Martë 7 Dhjetor 2021, 00:12

A është Lori shtatzënë? Ja ç’do ndodhë në episodin e 8 të H.O.T

Teksa prisni me padurim të dielën, është publikuar traileri i episodit 8 i serialit “H.O.T”, që vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn e Bjordi Mezinin.

Një kuriozitet i madh që ka mbetur nga episodi 7 është nëse Lori është shtatzënë. Nga traileri i episodit 8 shohim se ajo ka bërë një test shtatzënie e kështu do të mësojmë të vërtetën.

Dani nga ana tjetër ka ngecur në një situatë të sikletshme në darkën ku ndodhet dhe Shpëtimi me Xhenin.

Alketa shkon në shtëpinë e Aleksit dhe të dy tremben kur dikush troket në derë. A do zbulohet që ata bashkëpunojnë?

Po Dani si do dalë nga situata ku është futur?

Mbetet ta mësojmë të dielën ora 20:05 në TV Klan dhe në aplikacionin Klani im.