Nga Shqipëria / E Hënë 6 Dhjetor 2021, 14:02

Ritvana largohet përfundimisht nga 'Përputhen', tregon arsyen

Ritvana ka treguar se është larguar nga "Përputhen". Përmes një postimi në Instagram ajo ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e programit të dashurisë. 

Deklarata e saj vjen pak kohë pasi Ritvana tha në një prej puntatave të "Përputhen" se po pret rezultatet e disa analizave shëndetësore.

"Përshëndetje grupi! Unë nuk jam pjesë e programit pasi shendeti im qoftë mendor qoftë fizik eshte më i rendesishem sesa nje program televiziv. Dhe aspak sepse me intereson trekendeshi imagjinar, pasi un e kam thyer atë trekendesh akoma pa u formuar, gjithcka qe bi ndesh me parimet e mia nuk e pranoj si pjese te jetes time”, ka shkruar Ritvana.