
Mbrëmjen e sotme u transmetua në TV Klan episodi i pestë i serialit “H.O.T” dhe si çdo të diel na mbajti mbërthyer pas ekranit me ngjarje të reja të papritura, por edhe komike. Një nga momentet më të bukura ndodhi mes Lorit dhe Gentit, të cilët patën puthjen e tyre të parë dhe një skenë të nxehtë mes tyre.
Dani dhe Nora gjithashtu pas një zënke, përfunduan në skena të nxehta. Dhe pas këtij momenti, Danit i erdhi papritur një lajm. Amanda i tha se është bërë shefe e burimeve njerëzore. Dani nuk e priti dhe aq mirë lajmin se Amandën do ta ketë tani edhe në punë.
Ndërkohë Amanda shkon të zgjedhë fustanin e nusërisë dhe teksa bëjnë provat, Lorit i përzihet. Amanda dyshon se Lori është shtatzënë dhe kjo e fundit i tregon se ka shkuar me Aleksin. Amanda e shokuar nga ky lajm i thotë se vëllai i saj do mbajë përgjegjësi.
Në mbrëmje Dani dhe Amanda shkojnë për darkë në shtëpinë e Lilit për tu prezantuar me të. Lili fton për darkë edhe djalin e tij. Dani shokohet kur mëson se djali i Lilit është Shpëtimi, i cili kishte ardhur për darkë bashkë me Xhenin.
Si do të ndihet Dani në një tavolinë me të fejuarën dhe Xhenin? Po Lori a është vërtet shtatzënë?
Na mbetet ta mësojmë të dielën në TV Klan 20:05.
Për ju që nuk arritët ta ndiqnit episodin e sotëm, e gjeni në aplikacionin Klani im dhe shumë shpejt në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit në Youtube.
H.O.T vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.