Nga Shqipëria / E Diel 5 Dhjetor 2021, 17:05

Sot 'H.O.T', ja çfarë do ndodhë

Dani duket se do të përballet me të papritura në episodin e sotëm të "H.O.T".

Teksa Nora i ka shpallur luftë të hapur e Xheni nga ana tjetër nuk i ndahet, Amanda papritur i tregon Danit se do punojë në kompani. Si do e presë Dani këtë lajm?

Babai i tij ndërkohë i tregon se ka njohur një grua dhe e prezanton me Lilin.

Lori duke pasur shoqe Amandën fillon të japë urdhëra gjatë xhirimeve dhe përballet me zemërimin e Danit, duke shpërthyer në të qara. Genti i gjendet pranë në këtë moment, por Lori mendjen e ka tek Aleksi dhe si ta shfrytëzojë atë.

Po me planin e Alketës dhe Aleksit çfarë do ndodhë? Mbetet ta mësojmë sot ora 20:05 në TV Klan dhe në aplikacionin Klani im.

Kujtojmë që kanë mbetur dhe 3 episode nga përfundimi i sezonit të parë të serialit "H.O.T" që vjen me producentë Ermal Mamaqin dhe Dritan Huqin e autorë Klaudia Brahimajn e Bjordi Mezinin.