Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Dhjetor 2021, 23:11

Aktori i njohur mbështet publiksht Donaldin: Ti nuk je plehrë dhe pa karakter

Aktori Visjan Ukcenaj ka mbështetur publikisht Donaldin, pas gjyqit që po i bëhet prej ditësh në rrjet.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Visjani shprehet se “të gabosh është njerëzore”. Ai shton se njerëzit që e njohin Donaldin janë vërtetë me fat.

“Kur je në qendër të vëmendjes të gjithë duan të bëhen shokë me ty. Kur gabon të gjithë të përbuzin, të shajnë, të gjykojnë dhe të vënë gishtin. Por të gabosh është njerëzore. Të jesh plehrë dhe pa karakter, nga fryn era është virtyt i njerëzve plastelinë. Ti nuk je i tillë! Ti je gjysma më e mirë e gjysmës më të mirë. Janë me fat ata që të njohin realisht”, ka shkruar aktori.