Alvisa dhe Bashkimi deklaruan se janë në emision vetëm për njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme në “Për’puthen Prime”.

“Të kam dhënë kohë. Mendoja se mos kishe interes për ndonjë tjetër, por tani jam e sigurt”, i tha Alvisa Bashkimit duke deklaruar se është vetëm për të në emision.

"Unë këtu dëshirën me vazhdu njohjen e kam vetëm me ty, me asnjë tjetër, kështu që dhe unë deklarohem për ty", i tha Bashkimi.

Pas emocioneve të shumta çifti kërcyen të përqafuar dhe shumë të lumtur.




