Vetëm një javë pas ardhjes në jetë të vajzës, Marget, Marina Vjollca është rikthyer në ekranin e Tv Klan. Moderatorja ka vendosur të mos shkëputet nga drejtimi i spektaklit "Klanifornia".

Përpara spektaklit, Marina postoi disa foto ku njoftoi rikthimin në ekran dhe të gjithë u habitën me këtë vendim.

Në hapjen e spektaklit, Marina tha ndihet tejet falenderuese për mbështetjen e publikut, të cilit iu drejtua me këto fjalë:
“Më lejoni që t’ju falenderoj të gjithëve për urimet tuaja të shumta. Realisht më keni befasuar dhe më keni lumturuar pa masë. Është diçka krejt magjike që të ndjesh ngrohtësinë e kaq shumë njerëzve njëkohësisht e kjo më thotë, se ajo që unë bëj dhe ajo që ne të gjithë këtu bëjmë në ‘Klanifornia’, për ju ka një rëndësi të veçantë. Ne do të jemi pa ndërprerje së bashku, çdo të shtunë deri në mbrëmjen e Vitit të Ri ku këtij sezoni fantastik do t’i vendosim kurorën e festave me një super ”Klanifornia”.






