Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Dhjetor 2021, 21:09

Bora hesht, Arjoni e ngacmon për Donaldin, si reagoi moderatorja

Bora ka vendosur të heshtë për situatën me Donaldin, duke mos dhënë asnjë deklaratë. Madje nuk pranoi mbrëmë as ftesën për të qenë pjesë e spektaklit të "Big Brother". Prandaj sot me të nisur "Përputhen Prime" të gjithë ishin sy e veshë tek ajo.

Bora zgjodhi ta niste emisionin normalisht dhe kështu vijoi derisa mori një ngacmim lidhur me "Big Brother".

Pasi prezantoi opinionistin e mbrëmjes së sotme, Arjon Muçën, Bora e krahasoi atë me Arjan Konomin, i cili ndjek çdo takim të konkurrentëve pasi i duhet të japë mendimin e tij çdo puntatë.

Këtu Arjoni tha se Arjan Konomin e ka quajtur gjithmonë "babai i madh". E më pas vijoi: Thashë "babai i madh" për të mos thënë "Vëllai i madh" (Big Brother) se do keqkuptohej (sheh nga Bora).

Bora ndërkohë vazhdoi drejtimin e emisionit duke mos u ndalur aspak tek "Vëllai i madh" që përmendi Arjoni./Xing.al