Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Dhjetor 2021, 20:08

Bora reagon për herë të parë dhe thyen rrjetin

Gjatë gjithë kësaj kohe që flitej për të, Donaldin e Beatrixën, Bora ka qëndruar në heshtje. Asnjë deklaratë, asnjë përgjigje, asnjë postim në rrjete sociale. Por mbrëmjen e sotme pak para nisjes së "Përputhen Prime", Bora më në fund ka reaguar me një postim në Instagram.

Moderatorja ka postuar disa foto ku shfaqet shumë elegante dhe rikujton ndjekësit të mos harrojnë "Përputhen Prime".

Me këtë foto Bora ka thyer rrjetin duke arritur gati 90 mijë pëlqime brenda 1 ore. 

Postimi është dhe një reagim mbi lajmet e fundit për Donaldin. Duke mos shkruar asgjë për situatën që po bën namin, Bora duket sikur thotë: Nuk më intereson dhe po vazhdoj jetën e qetë.