
Dj Sardi është prej kohësh i lidhur me një vajzë të quajtur Jonisa. Dyshja janë njohur që në gjimnaz e pasi janë ritakuar vite më vonë janë dashuruar me njëri-tjetrin.
Burime për “Iconstyle” kanë bërë së fundmi të ditur se familja e tyre po plotësohet dhe bebi i parë është rrugës. Jonisa është në pritje të ëmbël, ndërsa nuk dihet ende se në çfarë muaji.
Kujtojmë se dyshja bashkëjetojnë dhe planifikojnë të martohen me një dasmë private.