
Aktori i njohur Donald Veshaj është kritikuar ashpër në rrjet pas historisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Ai shprehu pëlqimin për të, në një kohë kur historia e tij me moderatoren Bora Zemani vazhdonte të ishte pezull.
Për herë të parë rreth kësaj historie ka reaguar vëllai i Donaldit, aktori Romeo Veshaj. Ai i menaxhon Instagramin gjatë kohës që ndodhet në “Big Brother” dhe i ka publikuar një video.
Në video shihet Donaldi me Beatrixin, krahas së cilës Romeo ka shkruar “Mos ki frikë të thuash të dua!”, duke treguar se e mbështet lidhjen e tij me këngëtaren.
View this post on Instagram