Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Dhjetor 2021, 19:07

Me videon më të ëmbël, Genta Ismajli zbulon gjininë e binjakëve

Siç tashmë dihet, Genta dhe Usta do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Këngëtarja është në pritje të dy binjakëve, gjininë e të cilëve e kanë zbuluar këtë të shtunë.

Me anë të një videoje shumë të ëmbël në Youtube, Genta ka zbuluar se ajo dhe Usta po presin një djalë dhe një vajzë.

“Kam pritur shumë vite për këtë moment dhe jam shumë e lumtur”, shprehet këngëtarja në video, ku shihet se ka organizuar një festë posaçërisht për të zbuluar gjininë.