
Donaldi ka shprehur pëlqimin për Beatrix Ramosajn, por deklaratat e tij janë shumë konfuze. Gjatë një bisede me këngëtaren, ai i ka thënë se nuk dëshiron ta humbasë Borën.
Aktori i ka treguar se ka shumë respekt për moderatoren dhe historinë e tyre, duke shtuar se shpreson që ajo ta kuptojë.
“Duhet njeriu që të qartësohet sepse realisht e respektoj shumë, e respektoj për gjërat që kam kaluar, e kupton? Nuk dua ta humbas, nuk dua ta humbas sepse e di që nuk është mirë. Shpresoj realisht të më kuptojë nëse ka pikë konsiderate për mua, siç unë e kam kuptuar!”, është shprehur Donaldi.
Beatrix: Nuk diskutohet, kur e do dikë, kur ke kaluar historinë më të bukur as nuk bëhet fjalë...
Më tej aktori i ka thënë Beatrixit se ndihet shumë mirë me të dhe se e çmend sinqeriteti i saj.