Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Dhjetor 2021, 18:06

‘Di vetëm të bëjë seks, edhe aty nuk jam i sigurt’, gazetari i njohur thumbon keq Donaldin

Gazetari i njohur Milaim Zeka ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku komentoi historinë e Borës me Donaldin. Sipas tij, aktori nuk di të dojë dhe nuk e ka dashur kurrë moderatoren. Ai e ka thumbuar Donaldin duke vijuar "di vetëm të bëjë seks, edhe aty nuk jam i sigurt'.

“Lidhja e Donaldit me Borën ka qenë prej fillimi me një ndërlidhës, me Semin. E kam kuptuar që aty dashuri nga ana e Donaldit kurrë ama kurrë, kurrë nuk ka pasur në raport me Borën. Ky njeri, për mendimin tim, nuk di me dasht, ky njeri di ndoshta vetëm të bëjë seks, edhe aty nuk jam shumë i sigurt, por me dasht nuk di. Të kesh ti një të dashur dhe të ndërhyjë shoqja në gjërat më intime, nuk është dashuri”, u shpreh Milaimi.

Ai u ndal dhe te pjesa e Beatrixit, për të cilën tha se ka tërheqje në një njeri të gabuar, referuar Donaldit. Gazetari shtoi se aktori është i zhveshur nga ndjenjat, ka probleme me veten dhe duhet fillimisht të pastrojë shpirtin dhe trurin e tij.