
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2623 testime dhe janë konfirmuar 357 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
152 në Tiranë, 39 në Fier, 33 në Durrës, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Shijak, Krujë, Kavajë, Vlorë, Elbasan, 6 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vorë, Lushnje, Selenicë, Pogradec, Berat, 4 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Kurbin, Patos, Gjirokastër, Përmet, nga 2 qytetarë në Skrapar, Devoll, Dropull, Mallakastër, Lezhë, Tropojë, Kukës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Roskovec, Divjakë, Finiq, Memaliaj, Dimal, Gramsh.
Janë 6438 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë.