
Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë qenë shumë të komentuar ditët e fundit dhe mbrëmjen e djeshme, Donaldi e sqaroi njëherë e mirë situatën duke u shprehur se e ka lënë pas historinë me Borën dhe vëmendja e tij është tek Beatrix.
Një detaj tjetër që është komentuar shumë është fakti që dikur Bora dhe Beatrix kishin një raport të mirë.
Së fundmi, në rrjet po qarkullon një video ku shihet Bora dhe Beatrix teksa kërcejnë së bashku.
Dy vajzat ndodhen në xhirimet e "Dance with me", ku Bora dhe vëllai i Beatrix-it, Albani kanë qenë dikur partnerë në kërcim.