Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Dhjetor 2021, 12:12

Ka buzët më të mëdha në botë, por nuk është e kënaqur: Do i fryj akoma

Vajza në foto është Andrea Ivanova, 24 vjeç nga Bullgaria dhe me një dëshirë për t'u dukur si kukull Bratz. Andrea ka harxhuar goxha para për të ndryshuar pamjen e saj dhe ende nuk është e kënaqur.

Ajo nuk shqetësohet se një ditë do t’i ‘plasin’ buzët.

“Më pëlqejnë shumë dhe ndihem shumë më mirë me buzët e mia. Shumë shpejt do të bëj edhe procedurat e reja për zmadhimin e buzëve dhe faqeve”.

Andrea ka bërë ndërhyrje edhe për të ndryshuar formën e mjekrës dhe nofullës dhe për të zmadhuar mollëzat e saj.

Buzët e mëdha të 24-vjeçares kanë tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve të Instagram-it ku ajo poston shpesh përditësime për ndryshimet në pamjen e saj.