Vajza në foto është Andrea Ivanova, 24 vjeç nga Bullgaria dhe me një dëshirë për t'u dukur si kukull Bratz. Andrea ka harxhuar goxha para për të ndryshuar pamjen e saj dhe ende nuk është e kënaqur.

Ajo nuk shqetësohet se një ditë do t’i ‘plasin’ buzët.

“Më pëlqejnë shumë dhe ndihem shumë më mirë me buzët e mia. Shumë shpejt do të bëj edhe procedurat e reja për zmadhimin e buzëve dhe faqeve”.

Andrea ka bërë ndërhyrje edhe për të ndryshuar formën e mjekrës dhe nofullës dhe për të zmadhuar mollëzat e saj.

Buzët e mëdha të 24-vjeçares kanë tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve të Instagram-it ku ajo poston shpesh përditësime për ndryshimet në pamjen e saj.









