Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Dhjetor 2021, 12:12

Nuk ndalet Argjendi: Ja çfarë bëmë me Ritvanën në shtëpi

Argjendi nuk ndalet dhe vazhdon të insistojë se ai dhe Ritvana janë takuar në shtëpinë e tij. Përpara se të largohej nga "Përputhen" Argjendi bëri këtë deklaratë, të cilën Ritvana e mohoi duke u betuar. Madje ajo publikoi edhe bisedat me Argjendin.

Megjithatë Argjendi së fundmi në një intervistë për "Prive", ka vazhduar duke treguar më shumë.

"Në shtëpi kemi bërë gjëra private", tha ish-konkurrenti i "Përputhen".

I pyetur nga 1 tek 10 sa gënjeshtare është Ritvana, Argjendi u përgjigj: 10.