Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Dhjetor 2021, 11:11

U zëvëndësua nga Sonila Meço, Balina kritikon ashpër Big Brother

Opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku ka munguar në spektaklin e të martës e të premtes për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Balina këtë javë është zevëndësuar nga gazetarja Sonila Meço, e cila u gjend në karrigen e opinionistes edhe në një prej puntatave më të tensionuara siç ishte ai i mbrëmjes së djeshme, ku u fol për trekëndëshin e bujshëm të dashurisë Donald-Bora-Beatrix.

Menjëherë pas mbrëmjes, Balina u shfaq në një vidoe live në Instagram me ish-banoren, Sheila. Balina u shpreh se nuk i pëlqeu asapk nata e djeshme dhe se produksioni dhe opinionistët e trajtuan çështjen e Donaldit si një gjyq moralist.

Balina u shpreh se nuk iu duk aspak e drejtë që Arbri dhe Sonila i kërkuan llogari Donaldit. 

Opinionistja zbuloi gjithashtu se do të kthehej në program ditën e martë dhe se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar.

Burimi: vipmagazine.al