Beatrix i kërkoi falje Borës mbrëmjen e sotme nga dhoma e rrëfimit të "Big Brother". E përlotur, Beatrix tha se ka qenë shumë në siklet për historinë me Donaldin, por ai e kishte siguruar që e kishte lënë pas situatën me Borën.

"Unë jam femër vet. I kam thënë Donaldit që jam shumë në siklet…Kam shumë emocione…Është situatë shumë e vështirë. Kur më tha sigurt që nuk dua ti të jesh në siklet dhe e di mirë çfarë po bëj, unë me mendje thashë ok, u hodha. Gjestet e tij me Borën më turbullonin. Këtu emocionet, ndjenjat janë shumë të forta. Mbase ai duhet të jepte një rrëfim këtu te dhoma që dhe unë të mos isha në siklet. Nuk ndihem në faj për një histori që është mbyllur. Dashuri aq të forta e di që është e vështirë të mbyllen, por...", tha Trixa.

"Çfarë ndjen për Donaldin", e pyeti Arbana. "Nuk do isha hedhur aq lehtë Arbana më beso, duhet t’i kisha marrë hapat pak më sigurt. Mendoja që isha e qartë, kisha shumë besim. Ndjenja ime për atë nuk ndryshon dhe e di që as nga ana e tij", u përgjigj ajo.

"I kërkoj shumë falje Borës", përfundoi Beatrix mes emocioneve.



