Nga Shqipëria / E Premte 3 Dhjetor 2021, 22:10

Arbana: Kemi ftuar Borën sot në BB, si reagoi Donaldi

Donaldi u përball sot për herë të parë me reagimin e publikut për marrëdhënien e tij me Beatrixën. Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, Arbana i tregoi se kjo marrëdhënie ka lënduar dhe njerëz jashtë. Donaldi u shpreh se ndihet në faj që nuk e ka respektuar Borën, por priste një shenjë nga ajo.

Pas një përballje edhe me opinionistët, Arbana i tha Donaldit se Borën sot produksioni e kishte ftuar në spektakël.

Por Bora nuk kishte pranuar të vinte dhe menjëherë Donaldi reagoi duke thënë se e priste një gjë të tillë. "E dija", tha ai.

E meqënëse deklaroi se priste një shenjë nga Bora, "Vëllai i madh" i transmetoi një klip me momentet kur Bora mori varësen dhe tha se po e pret jashtë Donaldin.