Nga Shqipëria / E Premte 3 Dhjetor 2021, 20:08

Angela Martini sapo u bë nënë për herë të parë

Përmes një postimi në rrjete sociale, Angela Martini ka dhënë pak më parë lajmin e bukur se është bërë nënë. Modelja ka postuar dy foto të bebit dhe zbulon se ajo dhe Dragos janë bërë me djalë.

Angela i ka vendosur djalit emrin Kyree Martini dhe tregon se vogëlushi ka ardhur në jetë me ndihmën e një mbartëseje surrogate.

"Djali ynë Kyree Martini Savulescu, kulmi i dashurisë sonë, lindi dje në 2 dhjetor në 2021, në Dallas, Texas. Jemi me fat që kemi djalin tonë, me ndihmën e një gjesti të mrekullueshëm të një mbartëseje surrogate. Do i jemi përjetësisht mirënjohës gruas së mrekulleshme që mbajti djalin tonë. Zemrat rona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirserdhe në botë Kyree”, shkruan Angela.