Nga Shqipëria / E Premte 3 Dhjetor 2021, 17:05

Papritur, pa kuptuar, Kejvina na u martua dhe na tregon unazën

Kejvina Kthella prej kohësh është në një lidhje dashurie e këtë nuk e ka fshehur duke postuar foto me partnerin në rrjete sociale, por pa i zbuluar identitetin.

Së fundmi gjatë qëndrimit në Milano duket se çifti ka marrë hapin e madh. Kejvina ka postuar një video ku tregon unazën dhe shkruan "E martuar".

Modelja e ka shoqëruar postimin me një emoji me lot duke i lënë ndjekësit në dyshime nëse është martuar vërtet apo është e lumtur nga propozimi.