Nga Shqipëria / E Premte 3 Dhjetor 2021, 16:04

Po thuhet se Bora do hyjë sot në BB, përballja me Donaldin dhe Beatrixën

Bora Zemani ka qëndruar e heshtur këto ditë duke mos bërë asnjë deklaratë për lidhjen e Donaldit me Beatrixën. Po thuhet se moderatorja do të hyjë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të diskutuar mbi temën e shumë diskutuar të ditëve të fundit.

Zemani pritet t’i kthejë dhe varësen që Donaldi i dhuroi pak javë më parë me rastin e 3 vjetorit të njohjes së tyre. 

Kujtojmë që Donaldi deklaroi hapur mbrëmjen e të martës që do ta vazhdojë lidhjen me Beatrixën duke u shprehur: "Kjo është ajo që dua".

Burimi: abcnews.al