Nga Shqipëria / E Premte 3 Dhjetor 2021, 16:04

'Vajza do një motër', Stine: Sa herë vjen darka, Graciela më...

Stine ishte i ftuar së fundmi në "D-Night", ku përpos projekteve të reja foli edhe për jetën private. Këngëtari u pyet nëse ai dhe Graciela kanë në plan një motër ose vëlla për vajzën.

Stine tregoi se vajza ia kërkon një motër ose vëlla, por kur vjen darka Graciela i ikën.

Dajana: Si është jeta sentimentale e Stines se shumë zhurmë po bëhet së fundmi? T’a sqarojmë pak këtë jetën tënde familjare?

Stine: Nuk e di fare. Këto i merrni vesh vetëm ju!

Dajana: Nuk i di ti? Ja se ti them unë.

Stine: Jo jo lëre se nuk ka gjë. Këto janë punë grash dhe unë nuk merrem. Sa më shumë të ndërhyj aq më keq është çeshtja.

Dajana: Vajza juaj si është?

Stine: Shumë mirë është, sapo mbushi 5 vjeç i bëmë edhe një ditëlindje me rrethin e ngushtë.

Dajana: Mendon se po e bën detyrën si një babi i mirë?

Stine: Mundohem! Gjëja më e bukur është koha dhe nëse fëmijës i fal kohë aq sa ke mundësi gjithçka është në rregull.

Dajana: Ke një plan që vajza të ketë një motër ose një vëlla?

Stine: Me thënë të drejtën ajo e kërkon, por nuk e di sa herë vjen darka Graciela më ikën.

Dajana: Gracielaaaa ku shkon ti në darkë se ka gjithë ato goca që dua të t’a zënë vendin.