Nga Shqipëria / E Premte 3 Dhjetor 2021, 16:04

E papritur: Këngëtarja e njohur, banorja më e re e 'Big Brother VIP'

Një banore e re do t’i shtohet sot shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Big Mama. Lajmi është bërë i ditur nga "Revista Who". 

Big Mama njihet si një person i drejtpërdrejtë dhe pritet të trazojë ujërat brenda shtëpisë.

Kujtojmë se teksa një banore e re do të shtohet, një tjetër do të lërë shtëpinë. Antonela, Valoni, Monika, Beniada dhe Meridiani janë në nominim dhe një prej tyre do të eleminohet nga publiku.