Nga Shqipëria / E Premte 3 Dhjetor 2021, 12:12

‘Nuk kanë lënë gjë pa bërë’, Rudina Dembacaj komenton trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj ka komentuar së fundmi trekëndëshin “Bora-Donald-Beatrix”, kryefjala e rrjetit përgjatë ditëve të fundit.

Rudina ka thumbuar njerëzit që i kanë bërë moral Donaldit, duke thënë se disa prej tyre i njeh nga afër dhe nuk kanë lënë gjë pa bërë. Aktorja nuk ka përmendur emra.

“Në fakt qesha shumë kur ca njërëz bënin “moral” kundër Donaldit ndërkohë që unë i njoh nga afër e s’kan lënë gjëëëë… Qesha me lot. Bora yll. Trixa yll. Donaldi gjithashtu super djalë, e njoh që 19 vjeç. Ku di unë tani”, ka shkruar aktorja në rrjete sociale. 

Kujtojmë se mbrëmjen e të martës Donaldi shprehu ndjenjat për Beatrixin, duke lënë në të shkuarën historinë me Bora Zemanin.