Policia është në ndjekje të tre burrave që kanë kërkuar të blejnë një vajzë të vogël teksa mamaja e saj po e çonte në shkollë. Ngjarja ka ndodhur në Sheffield, Yorkshire, pranë shkollës “Lower Meadows” rreth orës 8:20 të mëngjesit.

Tre burrat i kanë ofruar mamasë së vajzës një shumë të madhe parash në këmbim të saj. Gruaja ka treguar për “BBC” se ajo e ka refuzuar ofertën e tyre dhe ka vrapuar me vajzën drejt shkollës për të ngritur alarmin.
"Përafërsisht në orën 8:20 të mëngjesit më 1 dhjetor, një banore vendase po ecte me vajzën e saj në shkollën Lower Meadow përgjatë rrugës Batemoor. Një mashkull, me origjinë të mundshme nga Lindja e Mesme, së bashku me dy meshkuj të tjerë, i janë afruar nënës, kanë nxjerrë një shumë të madhe parash dhe i kanë ofruar të blejnë vajzën", ka njoftuar policia.

