Nga Shqipëria / E Premte 3 Dhjetor 2021, 10:10

‘Fjalët më të trishta të jetës time’, gazetarja e njohur shqiptare humb të atin

Gazetarja e njohur Jonida Aliçkolli ka humbur një ndër njerëzit e saj më shtrenjtë. I ati është ndarë nga jeta këtë të premte.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Me zemren e thyer po shkruaj fjalet me te trishta te jetes sime... Babi im Hasan Aliçkolli u nda nga jeta sot. Vendi i pritjes behet ne Kombinat tek "Dantris" prane njesise bashkiake nr 6. Varrimi behet neser ne oren 11:00 ne varrezat e Sharres", ka njoftuar ajo.