Aktorja shumë e dashur për publikun, Adriana Matoshi u operua të mërkurën pas diagnostikimit me tumor në tru.

Fatmirësisht operacioni përfundoi me sukses, por si është sot gjendja e Adrianës? Një mikeshë e saj ka treguar për “KlanKosova.tv” se aktorja është mirë dhe në gjumë, nën efektin e terapisë pas operacionit.

“Është mirë, në gjumë, nën efektin e terapisë pas ndërhyrjes. Po kujdesem për të gjatë gjithë kohës, së bashku me familjarët e saj”, është shprehur ajo.




