Nga Shqipëria / E Enjte 2 Dhjetor 2021, 23:11

Përpiquni të mos qani: Flori dhe Anxhelina rrënqethin me 2 këngët e reja (Video)

Anxhelina dhe Flori Mumajesi kanë publikuar këtë të enjte dy këngë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Këngët mbajnë titullin “Anash” dhe “Doja”.

“A m’ke mendu? A m’ke harru? A m’ke lënë anash vetëm mu? S’di kush nga ne të dy ka dasht të mos jemi bashkë, të mos jemi bashkë”, është një pjesë nga refreni i “Anash”.

Teksti i këngëve është shkruar nga Flori dhe i dedikohet dashurisë.

“2 këngë nga shpirti. Kisha kohë pa i shkruar dashurisë kështu”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Këngët janë pritur shumë mirë nga publiku dhe janë publikuar sot me rastin e ditëlindjes së Anxhelinës.