Nga Shqipëria / E Enjte 2 Dhjetor 2021, 14:02

Fevziu shfaqet siç nuk e kemi parë kurrë

Blendi Fevziu, një nga figurat më të njohura të ekranit, përpos "Opinion", librave të shkruar apo udhëtimeve, njihet edhe për pamjen e tij pa flokë. Por në epokën e teknologjisë, Fevziu ka arritur ta shohë veten edhe me flokë e madje me stilime të ndryshme.

Ai ka postuar sot një album me foto në Instagram, ku tregon se pas një votimi 24-orësh, publiku ka zgjedhur si të preferuarin Blendin me kaçurrela.

Madje Fevziu tregon se një klinikë i ka ofruar të mbjellë flokët, por ai preferon të mbetet origjinal, si në foton e fundit ku shfaqet pa flokë.

"Pas një votimi 24 orësh kjo foto e parë fitoi me shumicë të ndjeshme votash. E ndjekur nga fotoja dytë. Falenderoj edhe një klinikë që më ofroi të më mbjellë flokët dhe të mi bëjë kaçurrela si këtu. Po unë preferoj të mbetem si në foton e fundit. Jam shumë komod ashtu", shkruan Fevziu.