Vitet kanë kaluar dhe Xhansu nuk është më ajo vajza e vogël dhe e ëmbël që shihnim tek "Fate të kryqëzuara". Aktorja nuk është shumë aktive në rrjete sociale prandaj kur poston merr të gjithë vëmendjen.

Dhe së fundmi ajo ka postuar tre foto bardh e zi që kanë nxitur menjëherë komente të shumta për shkak të ndryshimit të madh në pamje që ka pësuar aktorja.

Leyla duket më e rritur, por edhe nuk njihet me pamjen e re.

Ajo këtë muaj mbush 24 vjeç e mesa duket e ka lënë pas imazhin e brishtë të "Xhansus" që e ka ndjekur për vite me rradhë, pasi të gjithë e mbajnë mend për këtë rol.




