Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Dhjetor 2021, 16:04

Mesazhi i vajzës së Adriana Matoshit: Munde dy herë tumorin, cila është superfuqia jote?

Aktorja shumë e dashur për publikun, Adriana Matoshi është operuar këtë të mërkurë, pas diagnostikimit të tumorit në tru. Fatmirësisht operacioni ka përfunduar me sukses dhe aktorja ka marrë urime të shumta në rrjete sociale. Pas operacionit ka reaguar edhe vajza e saj, Kaona. 

“Ajo mundi dy herë tumorin. Cila është superfuqia jote?”, shkruhet në postimin që Kaona ka ndarë në Instastory. 

Edhe partneri i Adrianës, futbollisti afrikan, Keith Groeneveld bëri një postim ku falenderonte në shqip.

“Faleminderit Zotit, operacioni ishte i suksesshëm!”, ka shkruar ai.