Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Dhjetor 2021, 14:02

Shtatzënë për herë të parë? Rihanna fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Kudo në rrjet po përflitet se Rihanna është shtatzënë për herë të parë. Shkak i këtyre aludimeve janë bërë disa foto të shkrepura në vendlindjen e këngëtares, në Barbados.

Rihanna u shfaq në vendlindjen e saj këtë javë, ku u nderua si “Heroinë Kombëtare e Barbados”. Të gjithë vëmendjen e mori barku i saj i rrumbullakosur.

“Rihanna është shtatzënë, barku i saj duket. Jam shumë i emocionuar”, ka thënë një burim për “MTO News”.

“Punonjësit e shtëpisë së saj janë informuar se nuk lejohet pirja e duhanit. Rihanna është shtatzënë dhe dëshiron ta sjellë fëmijën e saj në një mjedis të shëndetshëm”, ka shtuar një tjetër.

Kujtojmë se Rihanna është prej kohësh në një lidhje dashurie me A$ap Rocky.

Burimi: "MTO News"