Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Dhjetor 2021, 11:11

Adriana Matoshi hyn sot në operacion, i dashuri i dedikon fjalët e ndjera

Dy ditë më parë Adriana Matoshi njoftoi se i është rikthyer tumori në tru pas 9 vitesh. Sot ajo do hyjë në sallen e operacionit për t’u përballur me sëmundjen.

I dashuri i aktores, futbollisti afrikan, Keith Groeneveld është pranë saj në këto momente të vështira. “Zoti është me ty loqka jem. Shihemi së shpejti”, ka shkruar ai në një postim në Instastory.

Ndërkohë ditën e djeshme Keith publikoi një video me Adrianën, krahas së cilës shkroi: “Nuk nevojiten fjalët!”.