Donaldi dhe Beatrixi kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin dhe janë drejt lidhjes. Në dhomën e rrëfimit këngëtarja ka bërë një deklaratë të fortë, teksa është shprehur se pranë Donaldit i merret fryma.

"Më meret fryma kur jam pranë tij, unë po pres reagimin e tij. Nëse më thotë që të hidhemi do hidhem bashkë me të, timoni është i tij’’, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër dhe Donaldi është shprehur se është shumë i qartë në ndjenjat e tij për Beatrixin.




