Nga Shqipëria / E Martë 30 Nëntor 2021, 21:09

Donaldi flirton me Beatrixën, Atdheu tallet me Borën

Pas flirtimeve, prekjeve e puthjeve të Donaldit me Trixën, Bora reagoi duke e hequr varësen që i dhuroi ish-partneri e sigurisht ky veprim po komentohet shumë së fundmi.

Me këtë veprim të Borës ka bërë humor edhe ish-konkurrenti i "Përputhen", Atdhe Xharavina, i cili publikoi një foto në Instastory dhe shkruante: "Ta heq varësen apo ta mbaj”.

Foto e ruajtur nga info.kosova

Atdheu e fshiu më pas postimin.

Kujtojmë që ai dhe Bora pak kohë më parë u përfolën për një lidhje, por që rezultoi të ishte thjesht thashethem.