Sot në "Përputhen" u transmetua takimi i Anës me Markon, por vëmendje mori dhe Mikela. Kjo e fundit nuk hezitoi të provokonte Markon teksa komentohej takimi i tij me atë të Anës.

Mikela u ngrit dhe e puthi në faqe Markon. Të njëjtin veprim e kishte bërë edhe në prapaskenë, ndërsa Marko e shpjegoi këtë duke thënë se Mikela bën këto veprime kur ndjen se dikush po i largohet.

Pas kësaj, ai bëri të papriturën. Marko u çua dhe i dha një përqafim Anës.

Erjoni: Janë thjesht provokime nga ana e Mikelës. Nëse unë bëj diçka, preket shpejt dhe reagon shpejt.
Mikela: Unë u cova për të vërtetuar se kam pëlqim. Është djali perfekt por ka disa gjëra që mua nuk më pëlqejnë. Gjatë ditës do Markon, gjatë natës do Brunon.

Marko: Ajo e bën këtë gjë kur dikush i largohet.
Mikela: U çova e putha se e vlerësoj. Disa gjëra i ka mangët në raport me mua dhe duhet ti rregullojë nëse do që të ketë vazhdimësi. Marko është duke pritur që të marr shpatën e të luftoj, por unë nuk luftoj aty ku më injorojnë. Unë kam filluar ti flas këto ditë dhe e putha sot.
Marko: Si të të flas unë ty kur më bën ironi ose flet keq.

