Nga Shqipëria / E Martë 30 Nëntor 2021, 15:03

Donaldi prekje, puthje me Beatrixën, Bora Zemani merr vendimin e papritur

Donaldi ka qenë shumë i komentuar së fundmi me veprimet e tij. Pasi deklaroi veten beqar, pavarësisht puthjes që i dha Bora Zemanit, banori ka nisur të flirtojë me Beatrixën. 

Prekjet, puthjet mes tyre sigurisht që kanë marrë vëmendjen e të gjithëve dhe Bora ka vendosur të reagojë. 

Moderatorja e ka hequr varësen e Donaldit nga qafa dhe nuk e ka vendosur në emision siç bënte çdo ditë.

Ky veprim duket dhe si një kundërpërgjigje ndaj situatës me Donaldin, që në fakt ka shkaktuar dhe shumë reagime në rrjet.