Nga Shqipëria / E Martë 30 Nëntor 2021, 11:11

Përballja me tumorin pas 9 vitesh, i dashuri mbështetja më e madhe e Adriana Matoshit

Aktorja shumë e dashur për publikun Adriana Matoshi njoftoi dje përmes një postimi prekës se i është rikthyer tumori në tru. Aktorja shprehej se të mërkurën (1 dhjetor) do të ketë përballjen tjetër me sëmundjen dhe beson fuqishëm se do ta kaloi edhe këtë sfidë, duke dhënë një mesazh shumë të fuqishëm.

Pas shumë reagimeve e mbështetjes së madhe që mori nga të gjithë, nuk mungoi një postim edhe nga i dashuri, Keith Groeneveld.

Ky i fundit ka shpërndarë një video në InstaStory përkrah Adrianës dhe ka shkruar: “Nuk nevojiten fjalë”.

Statusi i plotë i Adrianës: Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at'her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten, me e njofte forcen e brendshme edhe me e pa dashnine e sinqeritetin e njerzve rreth vetes.

Nje nder sfidat qe mu ka dashte me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor ne hipofize, ate kohe isha shtatzane pritsha me sjelle ni mrekulli n'kete jete. Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanise, po efekti te une nuk u vrejke aspak. Asni moment te vetem nuk jom dorzu e as nuk kom besu qe munet me m'ndodhe diçka, se dashnine per jeten e kisha shume ma t'madhe sesa friken prej vdekjes. Nuk kisha as kohe me menu asi sene se n'shpi m'pritshin fmite, prind, m'pritke puna, projektet...

Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m'kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m'bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.

Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap.
Me misionin e njejt prap po m'doket, me m'tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume.

Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t'botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t'zot e vetes...
I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here.

E falenderoj Zotin qe n'krejt kto sfida po m'jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja.
Besoj qe ne fund t'javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t'juja edhe komenteve plot dashni.
JU DUA FORT

Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN.

Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n'jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.
N'situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.

Une e pasun jom veç n'shpirte, se puna jem m'ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve.
N'fund te javes qe e kemi fatin e degjohemi prap, mos harroni qe ajo ka me ndodhe me vullnetin e Zotit edhe perkushtimit t'mjekve, nuk ka me m'pshtu as fama e as parja.