Nga Shqipëria / E Hënë 29 Nëntor 2021, 19:07

“Uau!”/ Videoja e Bashkimit me një vajzë tjetër, reagon për herë të parë Alvisa

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u komentua videoja e Bashkimit me një vajzë në klub. “Ka qenë një club në Tiranë. Në tavolinën ngjitur ishin disa goca që e ndiqnin “Përputhen” e më pyetën rreth programit e gjëra. Kjo ishte në fund të natës, para se të ikte një puthje në faqe ia kam dhënë po kaq. As nuk e njoh, as nuk kam lidhje me të”, u shpreh konkurrenti.

Mirëpo, si ka reaguar Alvisa kur e ka parë videon? Ajo tha se ndjekësit ia kanë dërguar në Instagram dhe është habitur nga ajo që ka parë si dhe është mërzitur njëkohësisht.

“Bora të them të drejtën mua më ka ardhur në Instagram dhe kur e kam parë me atë impaktin e parë normalisht ngela pak “uau”, u mërzita. M’u duk një imazh jo i mirë për mua dhe u mërzita”, u shpreh Alvisa.

“Fanse ka qenë, një puthje në faqe, u bë nami, kaq. Nuk kam asgjë me atë person”, ia ktheu Bashkimi.