Nga Shqipëria / E Hënë 29 Nëntor 2021, 19:07

'Më dridheshin duart', Maja tregon çfarë zbuloi kur i kontrolloi telefonin bashkëshortit

Ylli i muzikës popullore jugore, Maja ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Glamour Zone" në TV ORA. Ndonëse e rezervuar për jetën private, Maja zbuloi një moment të sikletshëm nga martesa e saj me bashkëshortin arkitekt.

Këngëtarja tregoi se nuk e ka në natyrë të kontrollojë telefonin e bashkëshortit, por erdhi një moment që e pa të arsyeshme. 

"Gjatë 7-8 viteve, asnjëherë nuk kishte ndodhur. Por erdhi një situatë e tillë që më bëri të bëj këtë veprim që nuk është në natyrën time. Unë i quaj disi të ulta këto por isha e detyruar. E mora telefonin dhe po më dridheshin duart, më dukej si vjedhje, por shyqyr Zotit ndodhi vetëm një herë", u shpreh Maja.

"E mori vesh ai pastaj, se ia thashë", tregoi këngëtarja.