Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1664 testime dhe janë konfirmuar 195 raste të reja me Koronavirus, kurse dje ishin 418 të infektuar. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.
Janë 7431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe.
Janë shëruar 183 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë.
