Veprimet e Donaldit dhe Beatrixës po komentohen gjithnjë e më shumë, jo vetëm nga publiku, por edhe nga banorët. Dyshja nuk ndahen nga njëri-tjetri, duke mos i kursyer prekjet dhe flirtimet, madje mbrëmjen e djeshme u lanë bashkë në dush.(Lexo këtu)

Donaldi dhe Beatrix po komentohen kaq shumë, sepse moderatorja Bora Zemani po pret jashtë aktorin që të sqarojnë marrëdhënien e tyre. Pak kohë më parë ajo hyri në “Big Brother” ku aktori i rrëmbeu një puthje.

Ky moment u bë viral në rrjet dhe të gjithë brohoritën për dashurinë e tyre. Mes shumë komenteve në Instagramin e Borës nuk mungoi dhe një koment nga Beatrix, e cila atëherë i shkruante:
“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshinjtë duke bërtitur. Të dua zemër!”






