Nga Shqipëria / E Hënë 29 Nëntor 2021, 16:04

Doli më në fund në Youtube: Ja ku e keni episodin 4 të serialit 'H.O.T'

Sapo është publikuar në Youtube episodi 4 i serialit "H.O.T" që vjen si surprizë këtë të hënë. Episodin e katërt mund ta ndiqni direkt në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit në Youtube.

Fansat e kanë pritur me padurim episodin e rradhës e kjo shihet nga shikimet e larta që ky episod ka patur menjëherë pas publikimit.

Kujtojmë që "H.O.T" theu rekord që me episodin e tij të parë, i cili sot numëron mbi 900 mijë shikime, duke u bërë seriali i parë që merr kaq shumë klikime në vetëm 2 javë.

Rekordin përpara “H.O.T” e mbante një serial shqiptar, i cili i kishte arritur shikimet në 1 vit.

“H.O.T” i ka sjellë një tjetër frymë kinematografisë shqiptare dhe ka vendosur një standart të ri.

“H.O.T” vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

Episodet e reja të "H.O.T" mund t'i ndiqni çdo të diel në TV Klan në orën 20:00 dhe ritransmetim në aplikacionin Klani im dhe në kanalin në Youtube të Ermal Mamaqit.